Kategoria Superiore

Vllaznia prezanton uniformat e reja në një mbrëmje gala në Shkodër

Vllaznia ka organizuar një mbrëmje gala në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku ka prezantuar fanellën e re, që skuadra do të veshë sezonin e ardhshëm dhe në të njëjtën kohë sponsorin e ri.

Fanella e parë është ajo ku do të dominojë ngjyra blu dhe dy shirita të kuq në pjesën e përparme, ndërsa uniforma e dytë dominohet nga e bardha, me shirita të kuq e blu te jaka dhe mëngët.

Ndërkohë është prezantuar edhe sponsori i ri, që do të jetë spitali “Hospital One” me qendër në qytetin e Tetovës. Pas prezantimit të fanellës dhe fotove me uniformat e reja, mbrëmja vijoi me një darkë gala, ku ishin të ftuar futbollistë e personalitete të futbollit shkodran, si dhe përfaqësues të medias e biznesit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency