Featured

Vllaznia rikthen mbrojtësin në Shkodër, firmos me ish-lojtarin e Skënderbeut

Dajan Shehi do të jetë përforcimi i radhës në merkato për Vllazninë. Pas firmës me mesfushorin Lorik Boshnjaku, Supersport mëson se tashmë drejtuesit shkodranë kanë arritur marrëveshjen me 25-vjeçarin, që do të udhëtojë nesër drejt Shkodrës për të firmosur kontratën dhe nisur përgatitjet nën urdhrat e Josës.

Shehi e mbylli sezonin me Skënderbeun, ndërsa më parë veshi fanellën e Partizanit. Por, për mbrojtësin nuk do të jetë hera e parë që mbron ngjyrat kuqeblu duke qenë se edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, saktësisht në sezonet 2019-2021, duke fituar edhe një Kupë Shqipërie me fanellën e shkodranëve.

Tashmë, Shehi do të provojë të kontribuojë për shkodranët edhe në ndeshjen e turit të dytë për llogari të Conference League në të cilën shkodranët janë shortuar përballë rumunëve të Universitatea Craiova ndërsa ekipi i drejtuar nga trajneri Mirel Josa ka nisur përgatitjet për ndeshjen europiane me objektiv kryesor kalimin e këtij raundi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency