Kategoria Superiore

Vllaznia rinovon me Plorin, shtohen hijet e dyshimit për largimin e Brdaric!

Vllaznia zgjat bashkëpunimin me Elvis Plorin. Ndihmësi i Thomas Brdaric do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik të shkodranëve edhe për sezonin e ardhshëm. Puna e tij gjatë këtij sezoni është vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e klubit kuqeblu dhe sponsori Alban Xhaferri i ka ofruar rinovimin. Megjithatë rinovimi me Plorin shton dyshimet për të ardhmen e trajnerit të parë të shkodranëve gjermanit Thomas Brdaric për të cilin ende nuk ka ardhur komunikata për rinovimin e kontratës. Brdaric kërkohet në Kosovë nga Ballkani që i ka bërë një ofertë më të mirë ekonomike se Vllaznia dhe klubi kuqeblu për të mos mbetur i papërgatitur në rast largimi të Brdaric ka zgjatur bashkëpunimin me zëvendëstrajnerin Plori i cili papritur mund të shndërrohet edhe në trajner i parë i Vllaznisë.

Njoftimi i klubit:

Trajneri ynë i shkëlqyer, Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropës dhe arritjen e fitimit të trofeve!të tjerë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency