Kategoria Superiore

Vllaznia “shtang” Skënderbeun, Teuta mposht në fund Laçin

Dënimi i marrë nga UEFA për ta përjashtuar për 10 vitet e ardhshme nga kompeticionet europiane plus 1 milion euro gjobë është reflektuar edhe në fushën e blertë për Skënderbeun. Korçarët pësuan humbjen e 3-të sezonale pasi u mposhtën 2-1 nga Vllaznia në Loro Boriçi një sfidë të cilën e vendosi sulmuesi Andi Ribaj me dy golat e tij. Gjëndja e rëndëuar psikologjike pas vendimit të UEFA-s por edhe mungesat e disa lojtarëve të rëndësishëm ndikuan te Skënderbeu, ndërkohë që ka frymarrje për Vllazninë e Ernest Gjokës që mori tre pikë të arta në garën për mbijetesë. Në Shkodër gjithçka u vendos që në pjesën e parë me Ribajn që realizoi dy herë në minutat 2 dhe 43 ndërkohë që Ali Sowe barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 20-të.  Pavarsisht humbjes Skënderbeu vazhdon i qetë rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia në krahun tjetër mbetet e rrezikuar sepse nuk arriti të fitonte aspak terren ndaj Teutës ndjekëse në renditje edhe pse mori një fitore me peshë. Durrsakëve u mjaftoi një gol i vonë i mbrojtësit Silvestër Shkalla në minutën e 85-të për të mposhtur 1-0 Laçin në Niko Dovana dhe për t’u ngjitur në kuotën e 29 pikëve, 1 më pak se Vllaznia.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency