Vllaznia U-19, ndaj Zimbru-së për të tentuar përmbysjen
Vllaznia U-19 do të përballet sot në orën 18:00 me moldavët e Zimbru Chisinau, në ndeshjen e kthimit, të vlefshme për gjysmë-finalet e Play Off-it të UEFA Youth League.
Takimi i parë, i luajtur në Moldavi, përfundoi 3-1 për vendasit, ndërsa sot shkodranët do të tentojnë përmbysjen, për t’ia dalë të kualifikohen.
“Do të kërkojmë kualifikimin dhe mendoj se I kemi të gjitha shanset ëpr ta bërë këtë. Edhe në takimin e parë humbëm si pasojë e gabimeve tona në mbrojtje, ndërsa tani e njohim më mirë kundërshtarin dhe jemi të bindur që mund t’ia dalim”, u shpreh trajneri i Vllaznisë U-19, Luan Zmijani.
Në rast kualifikimi ndaj Zimbru-së, Vllaznia do të përballet në fazën finale me fituesin e çiftit UC Dublin-Molde.



