Featured

Vllaznia zyrtarizon akordin me lojtarin francez, një mesfushor nën urdhrat e Brdaric

Prej disa muajsh kishte dalë në stërvitje me Vllazninë, megjithatë vetëm ditën e sotme, Mickaël Panos është zyrtarizuar si lojtari më i ri i shkodranëve. 24-vjeçari francez luan në rolin e mesfushorit dhe ia ka dalë të bindë trajnerin Thomas Brdaric që tashmë ka një opsion më tepër për pjesën e dytë të sezonit.

Në të kaluarën, Panos ka qenë pjesë e kampionatit qipriot me skuadrat e Pafos dhe Paralimniou, ndërsa ka një eksperiencë edhe me ekipin e dytë të Saint Etienne.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Sakaq, mesfushori ka firmosur një kontratë njëvjeçare me kuqeblutë ndërsa ka edhe opsionin e zgjatjes për një tjetër vit në rast se paraqitjet e tij përmbushin pritshmëritë e drejtuesve të Vllaznisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency