Kategoria Superiore

Vllaznia zyrtarizon largimin e drejtorit sportiv

Mbyllet pas dy sezonesh përvoja e Matko Djarmatit si drejtor sportiv i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar se kontrata me kroatin ka përfunduar dhe nuk do të rinovohet. Një vendim i pritshëm duke parë vijimin e ngjarjeve të Vllaznia, sidomos pas shkarkimit të trajnerit Brdaric, me të cilin Djarmati kishte bashkëpunuar ngushtë. Pavarësisht divorcit, Djarmati largohet si fitues nga klubi shkodran. Falë edhe punës së tij drejtuese Vllaznia arriti të fitojë dy dite rresht Kupën e Shqipërisë, ndërsa në fund të sezonit të tij të parë skuadra shkodrane e humbi titullin vetëm për efekt golaverazhi (e fitoi Teuta).
Njoftimi i Vllaznisë:
‘KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportive, z. Matko Djarmati, ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falënderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency