Itali

Vojvoda “prezantohet” në Itali: Babai im ishte një luftëtar, trajneri Juric më quan ushtarin e tij!

Mërgim Vojvoda është shndërruar në një nga lojtarët titullarë të Torinos në Serie A, teksa futbollisti i Kosovës ka arritur të fitojë besimin e plotë të trajnerit Ivan Juric. Së fundmi, Vojvoda ka folur rreth aventurës së tij me skuadrën torineze ndërsa shpjegon se pikërisht trajneri Juric është personi i cili i ngatërron më së shumti mbiemrin. Sakaq, mbrojtësi nuk mund të mos përmendë edhe historinë e tij nga lufta në Kosovë, ku babai ishte një luftëtar.

Kush është një pseudonim me të cilin të drejtohen shokët e skuadrës? “Kam shumë të tillë, por më thërrasin Mergim, apo Megrim. E di që është pak i komplikuar emri im dhe nuk ankohem, më shumë më thonë Meg. Por, trajneri Juric është ai i cili që ngatërron më shpesh emrin tim”.

Si është marrëdhënia me shokët e skuadrës? “Shkoj shumë mirë me të gjithë, por ata që më bëjnë më shumë të qesh janë Izzo dhe Ansaldi. Aina është DJ i skuadrës, i pëlqen shumë muzika hip-hop”.

Po marrëdhënia me Juric? “Jam një profesionist dhe jam disi i rezervuar. Kur trajneri flet unë dëgjoj gjithçka dhe provoj ta ndihmoj sa më shumë në fushë. Më thotë se po bëj mirë, besoj se i kam mësuar ato që kërkon nga unë. Para një ndeshje më përqafoi dhe më tha: “Vazhdo ushtari im”. Stërvitjet e tij janë shumë të rënda, por kjo është mënyra e duhur. Është trajneri i parë që praktikon këto lloj stërvitjesh”.

Kush është idhulli i Vojvodës? “I preferuari im ishte Ronaldinho, kishte gjithnjë një buzëqeshje kur luante futboll. Por, në rolin tim një idhull për mua është Dani Alves, një lojtar i madh”.

Historia e Vojvodës- “Kam lindur në Gjermani prej luftës që ndodhi në vendin tim, Kosovë. Por, më pas u kthyem aty sepse nuk kishim dokumente, babai im ishte një luftëtar dhe pasi përfundoi lufta shkuam në Belgjikë. Historia ime është e përbërë nga shumë sakrifica dhe sot kemi disa vlera të trashëguara. Do të doja të kisha pesë fëmijë, nuk kam rënë kurrë në dashuri dhe jam i fokusuar te futbolli”.

Kush është ndeshja që veçon? “Ndeshjen e parë kundër Fiorentinës, e kuptova menjëherë se kisha mbërritur në futbollin e madh. Por, edhe ndeshjen ndaj Çekisë me Kosovën ku shënova golin e parë me kombëtaren, ishte një ndeshje e zhvilluara para COVID dhe stadiumi ishte plot”.

Çfarë do të thotë të luash për Kosovën? “Do të thotë shumë, është sikur mbron vendin tënd. Futbolli mund të bëjë shumë, për mua është krenari të vesh fanellën e Kosovës”, u shpreh Vojvoda.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency