Featured

Vrioni: Ëndërr golin me Kombëtaren, Moratas i prenotova fanellën

Është rikthyer në Kombëtare për miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë, me synimin për të bindur trajnerin Reja që ta ketë në konsideratë edhe për fushatën eliminatore të “Nations League”. Giacomo Vrioni, i huazuar nga Juventusi te Tiroli në Austri, ëndërron të gjejë golin e tij të parë më përfaqësuesen A.

“Jam i lumtur sa herë më thërret kombëtarja, është gjë shumë e bukur, sepse përfaqëson popullin tënd. Do të jap maksimumin, siç kam bërë gjithmonë. Sipas meje, Shqipëria ka pasur ecuri pozitive, skuadra ka nivel të lartë, ka lojtarë shumë të mirë. Është shumë bukur të jem këtu, në Kombëtare, me këta lojtarë.”

Konkurrenca: Është normale që të ketë konkurrencë në klub dhe Kombëtare. Është mirë për skuadrën që të gjithë sulmuesit shënojnë. Ne duhet të stërvitemi, të japim maksimumin, kurse zgjedhjet i bën trajneri.

Nations League: Është objektivi i të gjithë lojtarëve, përpara do të jap maksimumin në klubin tim, që të marr sërish ftesë në “Nations League”. E kam ëndërr të gjej golin e parë në Kombëtare. Shpresoj të shënoj dhe të bëj të lumtur gjithë familjen time.

E ardhmja: “Nuk e di, sepse janë edhe dy muaj para se të mbyllet sezoni. Të shohim, shpresoj ta mbyll sezonin me sa më shumë gola, që t’ jap ndihmë skuadrës ku luaj, Tirolit.

Kontaktet me Juven. “Mbaj kontakte sidomos me Moratën, I kam thënë të ruajë fanellën për mua. Është djalë shumë i mirë, më ka ndihmuar shumë tek Juventusi, për mua është nga më të mirët në botë.”

Ndeshja me Spanjën: “Do të na shërbejë shumë, është normale, sepse me Spanjën mund të shohim se në çfarë niveli jemi. Do të kërkojmë rezultat edhe për t’u dhënë diçka pozitive tifozëve që do të vijnë në stadium.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency