Futboll

Vrioni gjen golin e parë në MLS në ndeshjen e parë si titullar (video)

Giacomo Vrioni gjen golin e parë në MSL, kampionat ku u transferua gjatë merkatos së verës. Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar, pjesë e Neë England Revolution, shndërroi në gol një 11-metërsh në ndeshjen ndaj Atlanta United, finalizim që i dha fitoren skuadrës së tij.

Fitore e rëndësishme në planin personal për Vrionin (luajti ndeshje e parë titullar, ndërsa në pesë raste është aktivizuar si zëvendësues, por pa shumë vlerë për skuadrën nga Msachusets, duke pasur parasysh që ka mbetur vetëm një ndeshje nga përfundimi i sezonit të rregullt në MLS dhe New England nuk e arrin dot vendin e shtatë, që mundëson përfshirjen në play off.

Transferimi i Vrionit në Amerikë e më të vështirë grumbullimin me Kombëtaren Shqiptare, gjithsesi gjithçka do të varet nga forma që do të shfaqe në MLS dhe golat që do të shënojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency