Vrsalkjo zgjedh Napolin, snobon Liverpoolin
Napoli e thërret, Sime Vrsaljko përgjigjet pozitivisht. Mbrojtësi i Atletico Madrid ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Serinë A, që në merkaton e janarit, me klubin e kaltër që prej kohësh kërkon shërbimet e tij. Kroati nuk ka qenë titullar i rregullt këtë sezon në ekipin e Simeones dhe për këtë arsye po vlerëson qëndrimin e tij te “Los Colchoneros”. Për 25-vjeçarin interesohet edhe Liverpool, por destinacioni i preferuar i lojtarit është Italia.



