Vrsalkjon e duan në Itali, por Atletico Madrid kërkon 30 mln euro
Sime Vrsaljko vijon të ketë admirues në Serinë A, me Napolin në krye të preferencave të mbrojtësit ndërkohë që edhe Inter me Juventusin pëlqjnë lojtarin kroat. Agjenti Riso nuk e mohoi mundësinë e një rikthimi të 26-vjeçarit në Itali por shpjegoi se është një operacion i vështirë për shkak se Atl. Madrid duhet të gjejë një zëvendësues në lartësinë e tij. “Los Colchoneros” përmirësuan së fundmi kontratën e tij për të larguar zërat e merkatos por me një ofertë 30 milionë euro drejtuesit spanjollë mund të lëkunden.



