Vujcic, Celikovic dhe Avdyli ndërpresin kontratën me Shkëndijën
KF Shkëndija e Tetovës konfirmon ndërperjen e marrëveshjeve të punës me tre futbollistë. Mesfushori Stefan Vujcic, portieri Ilir Avdyli dhe mbrojtësi Ivan Celikovic nuk janë më pjesë e klubit, pasi në bisedime për kryesinë kanë vendosur që në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve.
KF Shkëndija falënderon futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke u uruar gjithë të mirat në të ardhmen.



