Vushtrria meriton duartrokitjet, por Prishtina kualifikohet në shtesë
Vushtrria ia bën jetën të vështirë Prishtinës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, arrin t’i mbyllë 90 minutat e kohës së rregullt me fitoren 1-0 me gol të Maxhunit, duke e çuar sfidën në shtesë, por pa mundur ta bëjë realitet ëndrrën.
Skuadra e Mirel Josës, falë eksperiencës së ka në elitën e futbollit kosovar, mundi të barazonte në minutën e 98-të me Khalid, për të siguruar finalen. Në “Ferki Aliu” u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme nga tifozët, që dhuruan spektakël nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Edhe pse Vushttria nuk shkoi në finale, futbollistët vendas u duartrokitën për gjithçka dhanë në fushën e blertë.
Në finale Prishtina do të përballet me Vëllaznimin e Gjakovës.



