Wall Street Journal: Abramovich dhe dy negociatorë ukrainas viktima të tentativës për helmim
Në Ukrainë vazhdon lufta, ushtria ruse nuk ka ndërmend të ndalet nga sulmet e saj mizore, teksa përfaqësues zyrtarë të të dy shteteve lindore vijojnë negociatat për gjetjen e paqes, që gjithsesi duket shumë larg.
British Jewish News raportoi më 28 shkurt se Roman Abramovich ka pranuar një ofertë nga Ukraina për të ndihmuar në bisedimet për një “zgjidhje paqësore” të konfliktit me Rusinë.
Gjithsesi, pronari i Chelsea dhe negociatorë ukrainas dyshohet se kanë rënë pre e një tentative për helmim nga pala ruse.
Wall Street Journal shkruan se Abramovich dhe të paktën dy negociatorë nga kampi ukrainas patën simptoma helmimi pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji, në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi.
Ata nuk janë në rrezik për jetën, teksa kanë pasur skuqje sysh, lotim të vazhdueshëm dhe të dhimbshëm, dhe probleme lëkure në fytyrë dhe duar.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



