Wanda Nara tradhton Mauro Icardin me truprojën? Flet Agustin Longuiera
Wanda Nara është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Prej ditësh në Argjentinë qarkullon lajmi se 35-vjeçara ka tradhtuar bashkëshortin e saj, sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardin, me badigardi Agustin Longueira.
Ky veprim i Wandës është konsideruar si një formë hakmarrjeje, pas zbulimit të lidhjes që Icardi kishte pasur me aktoren China Suarez.

Megjithatë dyshimet më shumë, se Wanda ka tradhtuar futbollistin, lidhen me faktin se në momentin kur nisi qarkullimi i këtij lajmi ajo e shkarkoi badigardin, ndërsa deklaroi se nuk dëshironte të sqaronte asgjë.
“Nuk kam nevojë ta sqaroj, gjithçka është një gënjeshtër e madhe. Unë nuk jam një person apo grua e tillë. E menaxhoj veten ndryshe,”-u përgjigj Wanda Nara në “Instagramin” e saj kur u pyet nga ndjekësit për diçka të tillë.
Ndërsa edhe badigardi deklaroi të njëjtën gjë: “Icardi nuk më shkarkoi. Kontrata ime skadoi pikërisht kur ata erdhën me pushime në Argjentinë. Kur mbaroi festa e saj e ditëlindjes e çova në shtëpi dhe më pas u largova.”-tha Agustin Longueira për mediet argjentinase.




