Wanda Nara i vë çmim bashkëshortit: Icardi vlen 200 mln euro
Wanda Nara nuk e mohon interesimin e Realit të Madridit për bashkëshortin e saj, Mauro Icardi, por bukuroshja argjentinase siguron se në zemrën e “Mauritos” janë vetëm ngjyrat zikaltër.
“Preferoj të mos i zbuloj emrat e personave që më telefonojnë. Drejtuesit e dinë që Mauro ka hedhur poshtë oferta që futbollistët e tjerë nuk do t’i kishin refuzuar, sepse në zemrën e tij është vetëm Interi. Sa vlen Mauro? Të paktën 200 milionë.”
Kur e thotë dhe Wanda, që ndan shtratin me Icardin, ndoshta duhet besuar. Më tej Nara tha se e kishte kërkuar ajo që të vihej një klauzolë largimi në kontratë. Megjithatë, tifozët nuk duhet të tremben, sepse, edhe nëse do të ketë një klub të gatshëm për të paguar klauzolën, më e rëndësishme mbetet dëshira e futbollistit.
- Wanda Nara Milano 04-05-2015 Stadio Giuseppe Meazza. Charity foootball match Zanetti and Friends for Expo. Incontro di calcio per beneficienza Zanetti and Friends for Expo. Foto Giuseppe Celeste / Insidefoto
- Wanda Nara – 2














