Watford shpërndan fakte interesante rreth Manaj: 12 sekonda për golin e parë dhe mjeshtër nga penalltia!
Rey Manaj do të startojë një aventurë të re në karrierë teksa është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Watford. Sulmuesi i kombëtares nga sezoni i ardhshëm do të masë forcat në Championship teksa në klubin e Watford janë bërë kurioz për historinë që mbart karriera e 24-vjeçarit teksa së fundmi anglezët kanë shpërndarë disa fakte të lidhura me lushnjarin. Ja disa prej tyre;
17 vjeç, 6 muaj dhe 14 ditë- Kjo ishte mosha kur Manaj debutoi si profesionist me Cremonese në Serie C. Aty bëri 25 paraqitje dhe një muaj më vonë shënoi golin e parë si profesionist ndaj Alessandria.
51- Kaq janë golat që Manaj ka shënuar në karrierën e tij. Përveç kësaj statistike, sulmuesi përfshihet edhe me asiste.
18- Kaq janë penalltitë e shndërruara në gol nga Manaj, që ka një përqindje prej 35% të realizimit nga pika e bardhë.
85- Ishte minuta e 85-të kur Manaj debutoi për Interin ndaj Atalantës. Futbollisti shqiptar ju bashkua zikaltërve në vitin 2015 dhe u përfshi në ekipin e parë nga trajneri Roberto Mancini. Ndeshjen e parë si titullar me Interin e zhvilloi ndaj Caglirit në Kupën e Italisë.

4- 4 herë ka qenë i huazuar Manaj, teksa ka luajtur me Pescarën, Pisa, Granada dhe Spezia. Manaj ka luajtur në variatete të ndryshme në Itali dhe Spanjë.
10.897- Kaq janë minutat që Manaj ka koleksionuar në total gjatë karrierës së tij. Vetëm 25-vjeç Manaj ka një karrierë tetëvjeçare dhe këtë eksperiencë mund ta përdorë në favorin e tij në Vicarage Road.
40- 40 janë paraqitjet për Albacete, është numri më i lartë që Manaj ka pasur për një klub. Aty Manaj kaloi një sezon e gjysmë para se të largohej në janarin e vitit 2020.
15-Ky është numri i trajnerëve dhe menaxherëve që kanë stërvitur Manaj. Ai ka mësuar nga më të mirët nisur nga Roberto Mancini, Gattuso dhe Gianpaolo.
12- 12 sekonda ju desh Manaj për të shënuar golin e parë me kombëtaren në një sfidë ndaj Kosovës duke vendosur një rekord për Shqipërinë.

30- 30 paraqitje ka Manaj me kombëtaren. Pasi është aktivizuar rregullisht me moshat tashmë ka të sigurt një vend në kombëtaren A dhe ka marrë pjesë në kualifikime për Kupën e Botës, Kampionatin Europian dhe Nations League.



