Premier League

Watfordi, gati të shpërblejë Javi Garcian me rinovimin e kontratës

Watfordi është surpriza e vërtetë e Premier League këto 4 javët e para të kampionatit. Skuadra ka arritur 4 fitore radhazi, duke kryesuar për herë të parë në historinë e kubit dhe merita shkon për trajnerin Javi Gracia, i cili, në fakt, ka vetëm 10 muaj kontratë të mbetur me klubin. Starti perfekt i ka shtyrë drejtuesit të përshpejtojnë bisedimet për rinovimin me trajnerin spanjoll, i cili do ta mirëpriste vlerësimin nga klubi për punën fantastike që po bën. Gracias do t’i ofrohet një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe sigurisht me një pagë të përmirësuar.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency