Bundesliga

Watkze tremb klubet e mëdha, klauzola prej 75 mln euro për largimin e Haaland nuk ekziston!

E bujshme nga Dortmundi. Në një kohë kur të gjitha mediat flasin për largimin e Erling Haaland nga verdhezinjtë në fund të këtij sezoni me klubet e interesuara që mund të paguajnë klauzolën e largimit prej 75 milionë euro e cila hyn në fuqi gjatë kësaj vere plus komisionet për menaxherin e lojtarit Mino Raiola dhe babain e Haaland, Hans Joachim-Watzke i ka trembur të gjithë me një deklaratë të tijën.

Në një mbledhje të aksionerëve të mbajtur sëfundmi, drejtori i përgjithshëm i Borussias së Dortmundit ka deklaruar para një aksioneri se nuk mund ta konfirmojë nëse ka një klauzolë largimi të Haaland nga Dortmundi që hyn në fuqi verën e ardhshme. Nëse gjithçka rezulton e vërtetë atëherë për t’ia shkëputur bomberin norvegjez Dortmundit klubet e interesuara duhet të përgatitin minimalisht 200 milionë euro, pa harruar komisionet që kërkojnë Raiola dhe babai i lojtarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency