Premier League

Wayne Rooney dhe Patrick Vieria, në “Hall of Fame”

Legjenda e Manchester United dhe Evertonit, Wayne Rooney, dhe kapiteni ikonë i Arsenalit, Patrick Vieira, u bënë pjesë e “Hall of Fame” në Premier League. “Hall of Fame” njeh dhe nderon aftësitë dhe talentin e jashtëzakonshëm të lojtarëve që kanë nderuar Premier League-n që nga krijimi i saj në 1992. Është çmimi më i lartë individual që u jepet lojtarëve nga Premier.

Rooney dhe Vieira janë dy kandidatët e parë të vitit 2022, me një votim publik që hapet këtë të mërkurë për të vendosur gjashtë të tjerë që do t’u bashkohen atyre nga një listë prej 25 ish-lojtarësh. Rooney është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Premier League-s, pas kandidatit inaugurues, Alan Shearer, i cili shënoi 208 gola në 491 paraqitje. Ai gjithashtu dha 103 asistime, një rekord i arritur vetëm nga dy lojtarë të tjerë.

Vieira kishte rol kyç në mesfushën e Arsenalit nga viti 1996 deri në 2005, duke dominuar ndeshjet dhe shënuar 31 gola dhe duke dhënë 34 asistime në 307 paraqitje në Premier League. Ai fitoi tri herë titullin kampion të Premier League-s.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency