Premier League

Wenger ‘hap krahun’, legjenda e Arsenalit bën nxehjen

Arsene Wenger duket se po kalon vërtetë muajt e fundit të tij, në pankinën e Arsenalit, ku qëndron prej më tepër se 20 vitesh. Ndonëse prej 2-3 sezonesh flitet për një largim të tij, asnjëherë nuk ka ndodhur, por ky duket se është viti i duhur që rrugët e francezit dhe londinezëve të ndahen.

Mediat angleze raportojnë se vendin e Wengerit pritet ta marrë një tjetër francez, ish legjenda e Arsenalit, sulmuesi Thierry Henry. Ky i fundit ka bërë kontakte me drejtuesit e klubit dhe nuk e ka mohuar dëshirën dhe interesin për t’u ulur në stolin e ‘Topçinjve’, skuadër për të cilën ka luajtur shumë vite dhe ka shënuar ‘një thes’ me gola.

“Nëse do të pasoja Wengerin, do të isha shumë i lumtur dhe i nderuar. Nuk kam pse ta fsheh, më pëlqen profesioni i trajnerit dhe për më tepër, të drejtoj skuadrën e zemrës, Arsenalin”, u shpreh Henry.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency