Premier League

Wenger nuk ka ndërmend të largohet, fillon planifikimet e merkatos

Edhe pse po flitet gjithmonë e më shumë për një largim të Arsene Wenger nga drejtimi i Arseanlit, francezi vazhdon i qetë në planet e tij për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

68-vjeçari ka vënë në krye të listës së dëshirave të tij për merkaton e verës, portierin e Atletico Madridit, sllovenin Jan Oblak. 25-vjeçari shikohet si “trashëgimtari” i Peter Cech, i cili me shumë mundësi mund të mbyllë aventurën e tij te “topçinjtë”.

Gjithsesi, Oblak ka zgjuar interesin e shumë klubeve dhe vështirë se do të pranonte Arsenalin, nëse londinezët nuk sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League, ku mundësia e vetme është duke triumfuar në Europa Leaguen e këtij sezoni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency