Wenger: Sanchez nuk rinovon, me një këmbë jashtë
Arsene Wenger nuk e kishte grumbulluar Alexis Sanchezin në transfertën e Bournemouthit, e humbur me rezultatin 2-1, por në deklaratën pas ndeshjes trajneri francez e pranoi se kiliani është shumë pranë largimit nga “topçinjtë”.
“Situata e t ij nuk është qartësuar plotësisht, për këtë arsye e lashë jashtë skuadrës. Duhet vendosur përfundimisht se çfarë do të bëhet me këtë lojtar. Ua them sinqerisht se nuk e di se çfarë do të ndodhë.”
Wenger zbuloi se sulmuesi 29-vjeçar nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën, pasi me shumë mundësi kërkon të trabsferohet te Manchester City. Arsenali e vlerëson 40 milionë euro kartonin e tij.
“Alexis duket se nuk do të firmosë rinovimin e kontratës. Ai është me një këmbë brenda dhe më një këmbë jashtë skuadrës, por merkatoja mbetet e hapur. Ky është motivi që nuk ka luajtur me Bournemouthin.”
Për Alexis Sanchez po luhet një derbi i fortë në merkato mes City-t dhe United.



