Wesley, objektivi parësor i Tares për sulmin e Lazios!
Prej kohës Igli Tare ka shënjestruar talentin Wesley për të përforcuar sulmin e skuadrës bardhekaltër. Shtatlarti brazilian vijon të shënojë këtë sezon me Club Brugge duke arritur në kuotën e 15 golave në të gjitha kompeticionet çka po rrit vazhdueshëm konkurencën për shërbimet e tij. shte Arsenali që po sfidon Lazion për 22-vjeçarin dhe deri tani ka arritur të ofrojë 16 mln euro por drejtuesit e Brugge janë të palëkundur në pretendimet e tyre, sulmuesi ikën vetëm për 20 mln euro.



