Premier League

West Ham bën detyrën, merr fitore minimale ndaj Watford

West Ham ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj ekipit të Watford në ndeshjen e raundit të 24-t të Premier League.

Këto dy skuadra u ndanë në paqe në pjesën e parë të takimit për raundin e 24-t të Premier League. Ishin vendasit ata që dominuan këtë fragment të lojës, por a mundur të finalizonin në portën e kundërshtarëve.

Një West Ham tjetër ishte ai i pjesës së dytë, i cili arriti që të shënonte dhe merrte avantazhin në minutën e 68’ falë Bowen.

Tentativat për të shënuar një gol të dytë nga ana e vendasve ishin disa, megjithatë pa sukses të gjitha.

Në pesë takimet e fundit, përpara kësaj përballjeje, që janë takuar me njëri-tjetrin statistikat flasin të gjitha për West Ham, që i kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe në shumicën prej tyre me rezultate të thella.

Ndërsa me mbylljen e kësaj jave West Ham ngjitet në vend të 4-t me 40 pikë, 1 më shumë se Manchester United i vendit të pestë, ndërsa Watford qëndron në vend të 19 të tabelës së Premier League me 15 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency