West Ham blen “të padëshiruarin” e PSG-së, zbulohen detajet e transferimit
Thilo Kehrer lë Paris Saint Germain për t’u transferuar në Premier League,. Mbrojtësi gjerman, i cili nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Galtier, ka zgjedhur West Hamin për të vijuar karrierën, teksa zyrtarizimi pritet të vijë brenda javës.
Burime pranë klubeve raportojnë se marrëveshja është arritur mbi bazën e huazimit për dy milionë euro, me detyrim blerjeje për 10 të tjera, çka e çon vlerën totale të kartonit të Kehrer, plot 12 milionë euro.
Mbrojtësi 25-vjeçar u rrit dhe spikati te Schalke 04, ndërsa në verën e vitit 2018 u transferua te Paris Saint Germain për shifrën e 37 milionë eurove, por në katër vite në kryeqytetin francez luajti shumë pak.



