West Ham hyn fuqishëm në merkato, për të përmirësuar pozitat
West Ham pritet të bëjë goditje të dyfishtë në merkaton e janarit. Sipas mediave angleze, “Hammers” në sesionin dimëror do të përpiqen të afrojnë në skuadër sulmuesin e Liverpool Danny Ings, dhe mesfushorin e Bournemouth, 27-vjeçarin Harry Arter. Të dy lojtarët pëlqehen nga trajneri David Moyes dhe janë drejt largimit nga klubet respektive.



