West Ham i bën ofertë zyrtare sulmuesit anglez të Manchester United
West Ham i ka bërë ofertë konkrete Jesse Lingard për t’u rikthyer përsëri në Londër. 29-vjeçari bëhet zyrtarisht lojtar i lirë më 1 korrik, kur i skadon kontrata me Manechester United.
Lingard kaloi një kohë të suksesshme në huazim me “Hammers” në fund të sezonit 2020-21 dhe shënoi 9 gola në 16 ndeshje në Premier League. Anglezit iu mohua një periudhë tjetër huazimi në janarin e këtij viti, pasi United refuzoi diçka të tillë pikërisht për shkak të rivalitetit dhe objektivit Champions që në fund nuk u realizua.
Anglezi numëron 232 ndeshje 35 gola me United, ndërsa ka provuar edhe 5 huazime të ndryshme gjatë karrierës së tij, ndërsa destinacioni i ri mund të jetë pikërisht West Ham, pasi klubi me seli në Londër ka ende besim në potencialin e mesfushorit.
Sa i përket repartit të sulmit, West Ham po kërkon me ngulm edhe sulmuesin shqiptarë Armando Broja, ndërsa së fundmi londinezët do të blejnë përfundimisht kartonin e Alphonse Areola nga PSG, me “Hammers” të cilët do të paguajnë 10.5 milionë euro për portierin.



