Angli

West Ham mbyll me sukses transferimin e sulmuesit, priten vetëm vizitat mjekësore

West Ham ka mbyllur me sukses transferimin e Gianluca Scamacca nga Sassuolo. Klubi anglez do të paguaj në total shumën prej 36 milionë euro dhe 6 milionë të tjera do të shkojnë në formën e bonuseve. Gjithashtu klubi italian ka bërë një biznes të mirë me 23-vjeçarin pasi Sasuolo ka arritur të ruaj edhe 10% të kartonit të sulmuesit të Kombëtares së Italisë në rast të një shitje të mundshme në të ardhmen.

Italiani do të nënshkruaj një kontratë pesëvjecare me opsion rinovimi për një tjetër vit dhe testet mjekësore do të zhvillohen të martën.

Për Hummers, Scamacca është blerja e katërt në merkaton verore. Sulmuesi shkëlqeu në sezonin e tij të fundit në Itali. Në Seria A lojtari zhvilloi 36 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

West Ham ishte shumë pranë nënshkrimit edhe të Armando Brojës, por për shqiptarin ndërhyri trajneri Thomas Tuchel, i cili insiston që 20 vjecari të jetë pjesë e Chelseat për sezonin e ri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency