West Ham prezanton David Moyes si trajner të ri
Pas eksperiencave me Evertonin, Manchester United dhe Sunderland për David Moyes nis një aventurë e re. Skocezi u prezantua si pasuesi i Slaven Bilic në stolin e West Ham United. Me “çekanët” Moyes ka nënshkruar një kontratë 6 mujore, pra deri në përfundim të këtij sezoni ndërsa më pas në varësi të rezultateve drejtuesit e West Ham do të vendosin nëse do të rinovojnë ose jo me të. Në fjalët e tij të para si trajner i skuadrës londineze, tekniku skocez theksoi se ai dhe futbollistët kanë nevojë për mbështetjen e fansave që West Ham të dalë nga situate e vështirë në të cilën ndodhet në klasifikim ku për momentin rrezikon ndjeshëm rënien nga Premier League.



