Merkato

West Ham synon blerjen e Lingard, por refuzon shkëmbimin me Rice

Pas një performance mjaft të mirë të Jese Lingard, West Ham ka nisur punën për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit, që këtë sezon ka ardhur në huazim nga Manchester United.

Megjithatë ka mjaftuar vetëm një shprehje interesi, që drejtuesit e ‘djajve të kuq” të kërkojnë në këmbim kartonin e mesfushorit Declan Rice, yll i londinezëve, që ndiqet gjithashtu nga shumë klube të mëdha europiane.

Vetë drejtuesit e “Hammers” hodhën poshtë çdo mundësi për një shkëmbim të Lingard me Rice, duke theksuar se synojnë t’i mbajnë të dy futbollistët edhe për sezonin e ardhshëm, me qëllim që të synojnë për objektiva më madhorë.

Mesfushori 22-vjeçar Declan Rice u kërkua nga Chelsea verën e kaluar, por “Hammers” refuzuan ofertën prej 60 milionë eurosh për të, duke pretenduar një shifër shumë më të madhe, prej të paktën 80 milionë eurosh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency