Premier League

West Hami, “aperitiv” për Manchester City-n para derbit me United

Javën e ardhshme të apasionuarit e futbollit anglez do të shijojnë përplasjen e madhe mes Manchester United dhe Manchester City-t, që do të zhvillohet në “Old Trafford”. Një përballje me aromë titulli, por kurrsesi përcaktuese, sepse diferenca mes dy rivalëve ndërqytetas është 5 pikë, por pritet të shkojë sërish 8 pikë, pasi skuadra e Pep Guaridolës ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, pikërisht këtë të ditës së sotme me West Hamin në “Etihad”. Edhe pse mendja e tifozëve të “Cityzens” është te derbi, ata më parë duhet të festojnë tri pikët në takimin e radhës, për të shkuar me superiorë në përplasjen direkte. 22 ndeshje pa humbje, 12 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Një ecuri e jashtëzakonshme për një skuadër që ka gjetur mekanizmat e duhur “për të shtypur” çdo kundërshar që i del përpara. Manchester City – West Ham do të të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport 2 në orën 17:00.

Nga Bundesliga në orën 15:30, do të transmetohet nëpërmjet kanalit Eurosport Hertha – Frankfurt, ndërsa në 18:00 Wolfsburg-M’Gladbach. S’mund të mungojë ndeshja më e fortë e ditës në Ligue 1, Montpellier-Marseille, që nis në orën 21:00.

 

Manchester City – West Ham   Supersport2

Hertha – Frankfurt                       Supersport4

Wolfsburg-M’Gladbach              Supersport4

Montpellier-Marseille                 Supersport3

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency