West Hami kërkon të zgjasë kontratën me David Moyes
Trajnerit David Moyes do t’i propozohet nga drejtuesit e klubit anglez rinovimi i kontratës. Lajmin e raporton “Daily Express”, që zbulon se “Hammers” dëshirojnë t’i ofrojnë marrëveshje të re 2-vjeçare, po kjo vetëm nëse skuadra siguron mbijetësën në Premier League, në fund të sezonit. Tekniku skocez kërkon të vazhdojë projektin e nisur në “London Stadium”, teksa 54-vjeçari ka nisur punën dhe për lojtarët që dëshiron të afrojë në merkaton e verës, duke filluar që nga konfirmimi i Joao Mario, që është i huazuar nga Interi.



