West Hami surprizon Evertonin në “Goodison Park”
Humbje e papritur e Evertonit 1-3 me West Hamin në “Goodison Park”. Skuadra e Liverpooli dështoi të merrte pikë para publikut vendas, që mbeti i zhgënjyer pas disfatës së parë sezonale. Andriy Yarmolenko shënoi dy herë në pjesën e parë për miqtë, pikërisht në minutat 11 dhe 31, ndërsa pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve shkurtoi diferencën në 1-2 Sigurdsson. Në fraksionin e dytë vendasit kërkuan me ngul të kthenin rezultatin në favorin e tyre, por nuk gjetën rrugën e duhur. Madje në minutën e 61-të Arnautovic realizoi golin e “Knockout”-it. Për West Hamin kjo fitore ishte si dritë në fund të tunelit pas 4 humbjeve radhazi.
Në takimin tjetër të kësaj të diele, Wolves fitoi 1-0 me Burnley-n me gol të Jimenez.



