Wijnaldum mohon bisedimet për rinovimin e kontratës me Liverpoolin!
Mesfushori i Liverpool, Georgino Wijnaldum foli gjatë një interviste për të ardhmen e tij. 28-vjeçari deklaroi se me “The Reds” ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, që i skadon në vitin 2021 dhe se është i lumtur te ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp. Ai theksoi se për momentin nuk ka asnjë tratativë mes tij dhe klubit për rinovimin e kontratës dhe se kjo gjë nuk e shqetëson aspak, pasi ka ende kohë për të biseduar për këtë çështje, por shtoi se për këtë pret lëvizjen e klubit. Pavarësisht kësaj holandezi theksoi se është i fokusuar të japë më të mirën për skuadrën, pasi një ekip si Liverpooli duhet të fitojë gjithçka.



