Wilshere nuk po rinovon me Arsenalin, e kërkojnë në Serinë A
E ardhmja e Jack Wilshere, mund të jetë në Serinë A. Mesfushori i Arsenalit ende nuk ka rinovuar kontratën me “Topçinjtë”, e nëse kjo nuk ndodh edhe në muajt në vazhdim gjatë verës do të jetë lojtar me parametër zero.
Sikurse njoftojnë mediat birtanike, Juventusi ështe tepër i interesuar për shërbimet e tij, por nuk mbeten pas Lazio, Milani dhe Roma.
Me sa duket, për 26-vjeçarin që është rritur në akademinë e Arsenalit, do të ketë një ankand mes ekipeve italiane, ku sigurisht do të fitojë skuadra që do t’i ofrojë pagë më të lartë.



