Premier League

Wilshere po rifiton formën, Arsenali gati t’i ofrojë rinovimin

Arsenali duhet të zgjidhë brenda pak javësh të ardhmen e disa futbollistëve që janë në përfundim të kontratës. Kështu, përvec Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, një tjetër futbollist i skuadrës londineze duhet të qartësojë të ardhmen javët e ardhshme. Bëhet fjalë për Jack Wilshere, i cili, nëse nuk rinovon kontratën apo nuk shitet gjatë merkatos së dimrit, në verë do të jetë lojtar i lirë. 25-vjecari e ka kaluar gjithë jetën e tij si pjesë e Arsenalit, pasi i është bashkuar klubit që në moshën 9-vjecare. Drejtuesit e Arsenalit e kanë të qartë se, nëse e humbasin këtë futbollit, do të jepnin një shëmbull të keq përsa i përket menaxhimit të lojtarëve, aq më tepër që mundësitë për të mbajtur Sanchez dhe Ozil janë të vogla. Forma që ka treguar Wilshire kohët e fundit në stërcitje ka qenë një sinjal edhe trajnerin e Anglisë, Southgate, për ta grumbulluar në kombëtare, edhe pse vjen nga një dëmtim i rëndë. Bisedimet kanë nisur, por gjithcka do të varet edhe nga forma që do të tregojë mesfushori në ndeshjet në vazhdim, teksa po projektohet të luajë sfidat e para në Premier League. Chelsea dhe Manchester City janë në pritje të zhvillimeve te “Topcinjtë”, të gatshëm për t’u hedhur në sulm për Wilshere.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency