Wimbledon/ Nadal fiton dhe prek çerekfinalet, kualifikohet edhe Halep
Rafael Nadal nuk pati shumë probleme në sfidën e raundit të 1/8-tave në Wimbledon. Tenisti spanjoll kaloi me shifrat 0-3, Botic Van De Zandschulp i cili mban numrin 25 në renditjen botërore. Nadal nuk hasi vështirësi në dy setet e para duke fituar me shifrat 6-4, 6-2 ndërsa në të tretën, holandezi bën rezistencë dhe ia del ta çojë setin në “tie break”.
Van De Zandschulp duket i “zgjuar” nga “gjumi letargjik”, megjithatë sërish Nadal në fund fiton 6-8 dhe gjithë game-n, 7-6. Tashmë, 36-vjeçari fiton një biletë për në çerekfinale ku do të ndeshet me amerikanin Fritz.
Nga ana tjetër, te femrat, Simona Halep gjithashtu garantoi biletën e çerekfinales, duke fituar dhe dominuar me shifrat 0-2 (1-6, 2-6) ndaj spanjolles, Badosa. Në raundin pasardhës, tenistja rumune do të përballet me Anisimovën. Kujtojmë se Wimbledon mund ta ndiqni në Supersport përmes platformës Digitalb.



