Tenis

Wimbledon/ Nadal nuk e ndal as shiu, kalon Tsitsipas dhe favoritja e femrave

Rafael Nadal ia ka dalë të kalojë për në raundin e tretë të Wimbledon teksa mposhti në katër sete me rezultatin 3-1, lituanezin Berankis. Spanjolli e nisi më së miri lojën duke fituar dy setet e para me rezultatin identik 4-6, 4-6. Por, në të tretin numri 106 në botë nisi të bënte rezistencë ndaj spanjollit dhe në fund e mposhti me shifrat 6-4. Gjithsesi, në setin e katërt, Nadal shpalosi cilësitë e tij më të mira edhe pse në momentin kur loja ishte në shifrat 0-3, u desh që tensitët t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes pasi nisën rreshjet e zakonshme të shiut në Britani.

Gjithsesi, pas disa minutave, Nadal u rikthye për të përfunduar atë që kishte nisur dhe triumfoi me shifrat 3-6. Tashmë, tensti nga Mallorca që duket se nuk po ndjen më dhimbje në këmbë, pret të përballet më datë 2 korrik ndaj italianit, numrit 56 në botë, Sonego. Ndërkohë, për më tej siguruan kualifikimin edhe greku Tsitsipas që mposhti Thompson me rezultatin e pastër 0-3, ashtu si edhe Nick Kyrgios që kaloi me sukses 0-3, serbin Krajinovic.

Në tenisin e femrave, për në raundin e tretë siguroi një biletë ajo që konsiderohet si favoritja për triumfin final, Sëiatek që mposhti 2-1 Pattinama Kerkhove, ndërsa e suksesshme në ndeshjen e saj ishte edhe Halep që kaloi 0-2, Flipkens. Kujtojmë se turneun e Wimbledon mund ta ndiqni në Supersport nëpërmjet platformës Digitalb.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency