Formula 1

Wolff ngre zërin: Duhet të rikthehemi te fitoret

Kampionati i Formula 1 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Mercedesin. Skuadra kampione në fuqi e botës nuk po gjen dot ritmin e duhur gjatë garave dhe këtë trend jo pozitiv e konfirmoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës ku rezultati më i mirë ishte vendi i dytë i Valteri Bottas. Ai që lëshon sinjalin e alarmit në familjen e “shigjetave te argjendta” nuk është as më shumë e as më pak se drejtori ekzkekutiv i skuadrës gjermane Toto Wolff.

“Nuk jemi në nivelin e kërkuar, kanë kaluar 3 gara dhe nuk kemi marrë asnjë fitore. Ajo çfarë më shqetësion akoma më shumë është se në pisten e Shangait ishim shumë të ngadaltë aq sa u dukem si forca e tretë, pas Ferrarit e Red Bullit. Kemi shumë probleme edhe me temperaturën e gomave”

Megjithatë ish piloti austriak ka besim se në garat e ardhshme Mercedesi do të paraqitet në nivele të larta, pavarësisht se pranon rritjen e ndjeshme të rivalëve

“Ferrari e Red Bull janë përmirësuar shumë, por kjo nuk është një surprizë,e prisnim rritjen e tyre, megjithatë besoj se shumë shpejt Mercedesi do të kthehet në nivelet e sezonit të shkuar. Duhet të fillojmë të fitojmë që nga Çmimi i Madh i Azerbaixhanit ”

Skuadra gjermane e ka dominuar kampionatin e Formulës 1 në 4 edicionet e fundit duke fituar titullin kampion si për pilotë me Hamilton e Rosberg po ashtu edhe për konstruktorë. Në këtë sezon nuk ka ardhur ende asnjë sukses në 3 garat e para, megjithatë “shigjetat e argjendta” ndodhen në krye të klasifikimit për konstruktorë me një pikë më shumë se Ferrari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency