Bundesliga

Wolfsburgu ndalet për herë të parë, fitojnë Dortmund e Leverkusen!

Pas 4 fitoreve në 4 ndeshjet e para të Bundesligas, Wolfsburgu i Mark Van Bommel u ndal në javën e 5-të nga Eintracht i Frankfurtit. Në Volksvagen Arena ujqërit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 përballë ekipit që tashmë drejtohet nga ish-trajneri i tyre Oliver Glasner, me Wolfsburgun që pas këtij raundi i duhet të ndajë edhe kreun e renditjes me kampionët në fuqi të Bayern Munich në kuotën e 13 pikëve. Miqtë nga Frankfurti të cilët regjistruan barazimin e 5-të rresht mes kampionatit dhe Europa Leagues, zhbllokuan shifrat në minutën e 38-të me holandezin Lammers. Ndërkohë një tjetër sulmues holandez Weghorst në minutën e 70-të realizoi golin e barazimit duke i dhënë një pikë Wolfsburgut dhe duke i evituar humbjen e parë sezonale.

Erling Haaland është një bishë e vërtetë për Borussian e Dortmundit në këtë sezon. Me dy gola të sulmuesit norvegjez, rrjetën fantastike të Raphael Guerrieros që zhbllokoi shifrat dhe autogolin e Marvin Friedriech, verdhezinjtë mposhtën 4-2 Union Berlinin në Signal Iduna Park duke marrë fitoren e 3-të rresht dhe të 4-ën në 5 takime. Haaland me këto dy gola shkoi në kuotën e 7 finalizimeve në këtë sezon të Bundesligas duke barazuar Leëandoëskin në krye të listës së golashënuesve. Union Berlini në krahun tjetër të dy golat i realizoi në pjesën e dytë duke rihapur për pak minuta sfidën me Krusen dhe Voglsammer. U rikthye te suksesi Bayer Leverkusen që triumfoi me shifrat 1-3 në transfertën e Mercedes Benz Arena ndaj Shtuttgart në një ndeshje ku shkëlqeu talenti 18-vjeçar Florian Wirtz me një gold he një asist ndërsa shënuan edhe Andrich e Patrik Schik.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency