Merkato

Wolverhampton, gati të paguajë 30 milionë paundë për Jimenez

Mediat angleze e japin të sigurt; Wolverhampton do të blejë përfundimisht kartonin e Raul Jimenez. Sulmuesi meksikan u transferua verën e shkuar nga portugezët e Benficas, ndërkohë që tashmë anglezët do të duhen të paguajnë rreth 30 milionë paundë për një nga lojtarët më të dalluar. Wolverhampton ka qenë një nga surprizat e këtij sezoni në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo renditet në vendin e shtatë e pa dyshim që një meritë shkon edhe për sulmuesin Jimenez, i cili ka shënuar 12 gola në kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency