Premier League

Wolves i “dorëzon” anësorin Conte-s, “ujqërit” firmosin me një talent portugez

Wolverhampton ka bërë goditjen e radhës në merkato teksa ka afruar talentin portugez Chiquinho i cili vjen nga kampionati portugez ku aktivizohej në radhët e Estoril. Ky transferim i kushtoi arkave të “ujqërve” 4.2 milionë paund teksa 21-vjeëari cilësohet si një lojtar me shumë të ardhme ndërsa mund të luaj në të dyja krahët e sulmit.

Sakaq, ky transferim nga ana e Wolverhampton është cilësuar edhe si një dorëzim i drejtuesve të klubit përballë Tottenham të Antonio Contes. Kjo sepse tekniku italian kërkon me ngulm Adama Traore, teksa ish-futbollisti i Barcelonës mund t’i japë më shumë shpejtësi Spurs-ave në krahët e sulmit dhe të  formojë repartin me Kane dhe Heung-Min Son.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency