La Liga

Xavi, autokritik: S’patëm dëshirën dhe entuziazmin e duhur, të shtrëngojmë dhëmbët

Xavi Hernández u shfaq autokritik pas humbjes së Barçës ndaj Cádizit dhe kërkoi reagim nga ekipi i tij që të mos rrrezikohet pjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm. Trajneri i Barçës ishte i drejtpërdrejtë në fjalën e tij:

“Jemi të mërzitur. Kemi humbur një mundësi të artë për t’u shkëputur nga ndjekësit për zonën Champions dhe për të vazhduar luftën për titull. Ne pothuajse i kemi thënë lamtumirë La Ligas. Jemi Barça dhe duhet të bëjmë më shumë gjëra. Skuadra duhet të kishte treguar më shumë dëshirë dhe entuziazëm. Nuk ka të bëjë me qëndrimin sepse lojtarët duan, por ne kemi nevojë për një karakter konkurrues”.

Xavi i ishte i ashpër në mesazhin që u dha futbollistëve, duke krahasuar dëshirën e skuadrës së tij me atë të Cádizit.

“Duhet të jemi të përulur dhe të mendojmë se nuk kemi bërë asgjë. Për të qenë në Champions vitin e ardhshëm, duhet të luajmë me më shumë besim, vendosmëri dhe force. Ne e dinim qëllimin e Cádizit. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët sepse kemi edhe shumë  ndeshje”.

Duke folur për individë të veçantë, Xavi vlerësoi Dembélénë, por pret më shumë nga të gjithë, madje edhe nga francezi.

“Pothuajse askush nuk e bën atë që arrin të bëjë Ousmane, por duhet të përfitojmë prej tij dhe ai duhet të përmirësohet në vendimmarrjen e fundit. Nuk jemi në një pozicion të mirë edhe pse jemi përmirësuar që nga nëntori. Donim të fitonim një trofe. Duhet të tregojmë më shumë dëshirë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency