La Liga

Xavi beson te titulli: Këto dy javë vendimtare, nëse Reali gabon…

Barcelona siguroi fitoren e shtatë radhazi në La Liga të dielën në mbrëmje, dhe Xavi ëndërron fitimin e titullit kampion. Skuadra katalanase mposhti 2-3 Levanten e vendit të fundit.

Pesë golat u realizuan në pjesën e dytë, me vendasit që fituan tre penallti, nga të cilat dy i shënuan. Gjithsesi, rrjeta e holandezit Luuk De Jong në minutat shtesë i dhuroi te pikët e radhës Barcelonës.

Pjesa e parë nuk ishte aspak e mirë, ishim të lodhur fizikisht dhe mentalisht. U ndje ndeshja që luajtëm të enjten në Europa League. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë.

Ishte një sfidë tepër e komplikuar, siguruam tre pikë të arta”, deklaroi Xavi, i cili u ndal edhe te gara për kreun. Real Madrid kryeson me 72 pikë, ndërsa Barcelona numëron 60 pikë, por ka luajtur një ndeshje më pak.

Fitimi i kampionatit është shumë i vështirë, pasi Reali nuk po gabon dhe nuk po humbet. Ata kanë ndeshje të vështira përballë, e njëjta gjë edhe për ne.

Nëse lënë pikë në dy ndeshjet e ardhshme, ndoshta mund të fillojmë të besojmë”, deklaroi trajneri 42-vjeçar, i cili ka rikthyer skuadrën katalanase shumë shpejt te loja e bukur dhe fitoret.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency