Xavi e De Laurentiis bien dakord: Barça-Napoli, nivel Championsi
“Napoli është një kundërshtar i vështirë, ne nuk patëm fat në short. Ata janë një rival i nivelit të Championsit”. Kështu e ka komentuar trajneri i Barcelonës, Xavi, shortin e play-off-it për fazën e 1/16-të të Europa League-s.
Nga ana e tij, presidenti i Napolit foli me shumë optimizëm për përballjen e dyfishtë me Barcelonën. “Kësaj radhe, do të thosha se gota është plot”, – shkroi De Laurentiis në profilin e tij, në Twitter. – “Barcelona-Napoli dhe më pas Napoli-Barcelona do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera me nivel Championsi. Forza Napoli!”



