Spanjë

Xavi e kishte “halë” në sy, Braithwaite gjen skuadrën e re në La Liga

Martin Braithwaite e ka gjetur skuadrën e re ku do të luajë, pasi largimi i tij nga Barcelona ishte një domosdoshmëri duke ditur se Xavi Hernandez nuk e shihte dot me sy.

Sulmuesi danez do të qëndrojë në La Liga, ku do të bashkohet me Espanyolin, skuadrën ku luan edhe mesfushori shqiptar, Keidi Bare.

Gjatë paradites së kësaj të enjte 31-vjeçari ka kryer të gjitha vizitat mjekësore, të cilat i ka kaluar me sukses dhe në orët në vijim pritet që palët të nënshkruajnë dhe të zyrtarizohet transferimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency