Spanjë

Xavi e sheh gotën gjysmë plot: Kemi rritur nivelin, Ansu bën diferencën

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, nuk e fshehu mërzitjen për eliminimin në kohën shtesë nga Reali i Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës. Gjithsesi, tekniku i “blaugranave” tha se duke përjashtuar minutat e para, e kishte parë skuadrën e tij në një nivel më të lartë, çka jep shpresë për të ardhmen.

“Mendoj se kemi qenë më të mirë se Reali për sa i përket dominimit të lojës. Ishim të kujdesshëm në tranzicion dhe kjo është mënyra e duhur për të qenë konkurrentë. Mund të jemi krenarë sepse kemi konkurruar kundër tyre dhe është një hap përpara, pavarësisht rezultatit. Jemi në rrugën e duhur.”

I pyetur për disa lojtarë, si Ansu Fati, Pedri, apo debutuesi Ferran Torres, trajneri i Barçës shpjegoi:

“Të tre e kanë ndihmuar ekipin dhe do ta ndihmojnë shumë, si Ferrani, Pedri, Ansu Fati. E pamë se çfarë është në gjendje të bëjë Ansu, u fut në pjesën e dytë dhe bëri diferencën.

Xavi foli edhe për një tjetër protagonist të lojës, Luuk de Jong, që e gjeti sërish golin:

“E kam thënë që Luuk është pjesë e skuadrës, në fund të fundit ne jemi Barça, në fushë luan ai që e meriton. Si mund ta largojmë Luuk de Jongun nëse shënon gola dhe zhvillon lojëra të mira. E kam thënë edhe më parë se ai ishte shembull për ekipin dhe nëse vazhdon të performojë në këto nivele, do të vazhdojë të luajë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency