Spanjë

Xavi gjen pasuesin e Busquets, Barcelona gati t’ia sjellë në janar

Barcelona ishte padyshim skuadra më aktive gjatë merkatos së verës, duke firmosur me emra si Leëandoëski, Raphinia, Kessie, Christensen, Marcos Alonso e Kounde, megjithatë Xavi duket se nuk e ka plotësuar ende mozaikun e tij.

Një mesfushor që të luajë në vendin e Busquets është ai që i mungon trajnerit katalan dhe duket se alternativa më e preferuar është italo-braziliani Jorginho.

Ky i fundit ka eksperiencën e duhur për të ruajtur ekuilibrat në fushë dhe ofron qarkullim të mirë të topit, cilësi që Busquets po i humb me kalimin e viteve, ndaj Barcelona është gati për një tjetër lëvizje në merkaton e janarit.

Mediat angleze raportojnë se Barça ka kërkuar informacione paraprake mbi transferimin e mundshëm të Jorginhos, megjithatë shumë do të varet edhe nga planet e trajnerit të ri të Chelsea-t, që ka vendosur të luajë me skemën 4-2-3-1 dhe ndoshta mund të bëjë edhe pa italo-brazilianin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency